Siç duket, Bertan Asllani shumë shpejt po depërton në tregun muzikor turk dhe, pas promovimit të videoklipit të parë të titulluar “Imkansiz” që do të thotë “E pamundur”, me të njejtin titull ka nxjerrë në shitje edhe albumin e parë po ashtu në këtë treg muzikor. Edhe pse dihet që Turqia ka shumë këngëtarë të njohur por tregu atje është i madh ndaj, siç duket, ka pritur shumë mirë këngëtarin e ri Bertan Asllani. Videoklipi ishte transmetuar fillimisht në Kral Tv, si dhe në Istanbul FM radio e pas një dite ky videoklip ishte shfaqur si premierë për gjithë Ballkanin në televizionin Alsat-M. Albumi përmban 7 këngë, të gjitha në gjuhën turke, derisa këngëtari pas këtij promovimi do të realizojë edhe videoklipe të tjera, pasi momentalisht është duke bashkëpunuar për një produksion shumë të madh turk.











