Bërns-Haxhinasto: Përqendrohuni te integrimi

Jul 9, 2011 | 17:33

DUBROVNIK- Nënsekretari amerikan i shtetit, Uilliam Berns ka kerkuar nga Shqiperia angazhim total per integrimin e vendit ne BE dhe perqendrim ne axhenden e integrimit.  Gjatë punimeve të samitit të 6-të të Kroacisë, ai ka zhvilluar nje takim me zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashme, Edmond Haxhinasto, me te cilen perpos bisedes per marredheniet dypaleshe dhe situates ne rajon u diskutua edhe situata politike ne Shqiperi.

“Tashmë Shqipëria duhet që të përqëndrohet në axhendën e integrimit evropian. SHBA është e gatshme t’ju ndihmojë në rrugën tuaj, sepse partneriteti midis dy vendeve është i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara”- ka thene Burns, cituar permes nje njoftimi nga zyra per shtyp e ministrise.

Haxhinasto ne takim vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe theksoi se “forumet e biznesit që po organizojmë, do të rrisin volumin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Tani është koha që investimet amerikane të rrisin prezencën e tyre në Shqipëri”.

“Pavarësisht situatës politike vendi ka stabilitet dhe ekonomia tregon një rritje të vazhdueshme”- ka thene Haxhinasto, duke u ndaluar edhe ne ceshtjen e Kosoves, e cila sipas tij duhet te jete pjesë e proceseve të bashkëpunimit rajonal dhe të ardhmes euroatlantike të gjithë rajonit.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura