Berluskoni, seks edhe me këshilltaren rajonale

Jul 15, 2011 | 10:13

Kryeministri feminist italian, Silvio Berluskoni, u zbulua të ketë pasur një marrëdhënie afeksioni me “organizatoren” e festave të tij me prostituta. Deklarata nuk është thashethem, por u tha dje në gjykatën italiane. Berluskoni, 74 vjeç, e bëri ish-dentisten dhe vajzën e spektakleve, Nilole Mineti, 25 vjeçe, papritur një këshilltare rajonale, pa asnjë eksperiencë të mëparshme në politikë. Mineti ndodhet në gjyq, sepse akuzohet se ka dërguar vajza në festat bunga-bunga të Berluskonit, duke i nxitur ato të ofronin seks në këmbim të parave dhe dhuratave.  Berluskoni kishte evituar gjithnjë të përgjigjej mbi ndonjë lidhje me Minetin. Ishte avokati i saj që tha dje në gjyq se ka pasur një marrëdhënie. “Mineti nuk ishte organizuese e festave, por një prej vajzave që kishin afeksion me kryeministrin. Disa prej tyre morën “Land Rover”, të tjera poste në qeverisjen lokale”, tha avokati.

© Panorama.al

Te lidhura