Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni nuk do të kandidojë më në zgjedhjet parlamenatre në vitin 2013. Politikani 74 vjeçar, i tha gazetës së Romës “La Repubblica”, së ai do të bëjë edhe fushatën e ardhshme elektorale dhe do të mbështesë si “baba nobël” ministrin akutal të Drejtësisë, Angelino Alfano.
Ky do të kandidojë në 2013 për kampin e qendrës së djathtë. 40-vjeçari i lindur në Siçili konsiderohet si i preferuari i Berluskonit dhe gjithmonë është vlerësuar si pasardhësi i mundshëm i “Cavaliere-s”.
Përpara disa ditësh Alfano, u zgjodh shefi i ri i partisë në pushtet të Berluskonit, “Populli i Lirisë”. Kryeministri herë pas here ka komunikuar hapur tërheqjen, veçanërisht pasi ka pësuar disa humbje të mëdha politike për shkak të skandaleve me drejtësinë dhe aferave të seksit.(DW)
© Panorama.al












