Berluskoni në FT: S’do të rikandidoj si Kryeministër

Feb 4, 2012 | 11:58

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të rikandidojë për postin e Kryeministrit dhe madje ka hequr dorë edhe nga kryesia e partisë së tij. Kështu, Berluskoni i dha fund edhe pasigurisë së vet nëse duhej apo jo të rikthehej në politikë, pasi pak ditë pas dorëheqjes, sipas mediave, ai po bënte plane se si të fitonin sërish zgjedhjet e se Monti do të qëndronte në pushtet deri sa të dëshironin ata. Si gjithnjë optimist, Berluskoni tha se në sondazhe ai është më popullor se Kancelarja Angela Merkel apo Presidenti francez, Nikolas Sarkozi. Prandaj, është e nevojshme që ai të drejtojë në prapaskenë PDL-në, pasi është themeluesi i saj. Ish-kryeministri italian nuk e përjashtoi kandidimin e tij si përfaqësues në Parlament, meqë është “politikani më i preferuar” në sondazhe.

© Panorama.al

Te lidhura