Berluskoni më ka vjedhur tekstin e këngës: Do ta padis

Feb 21, 2012 | 20:39

Sipas J.Ax, ish lideri i “Articolo 31”, teksti i himnit të partisë së Berluskonit” Ne jemi Populli i Lirisë, njerëz që shpresojmë, që luftojmë dhe besojmë në ëndrrën e lirisë” ka një ngjashmëri me një këngë që vetë ai ka shkruar për “Njerëz që shpresojnë”, një këngë publikuar në albumin e tij të vitit 2002 “Domani smetto”.

I irrituar, J-Ax ka shkruar në profilin e tij se po mendon të padisë për plagjiaturë ish kryeministrin Berluskoni. Ai ka shkruar se ka gjetur disa ngjashmëri ndërmjet këngës së tij dhe himnit të partisë së Berluskonit.

“Nesër do të denoncoj Berluskonin. Natën e mirë”- ka shkruar më tej J-Ax

© Panorama.al

Te lidhura