TIRANE- Një fitore e madhe dhe historike për Libinë dhe për popullin mik libian e ka vleresuar kryeministri Sali Berisha zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të lira, të fundjavës që kaloi. Zgjedhje pas pesë dekadash diktature në Libi.
Permes nje deklarate per shtyp, ai thekson se këto zgjedhje ishin kurorëzimi më i çmuar i përpjekjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme që qytetarët liridashës të Libisë mike bënë gjatë pranverës arabe, për çlirimin e tyre nga diktatura paranojake e famëkeqit Gedafi dhe klika e tij barbare.
“Zgjedhjet e para të lira në 50 vitet e fundit janë themeli i ndërtimit të idealeve të lirisë, demokracisë dhe shoqërisë së lirë. Duke përcjelle urimet më të mira të qeverisë shqiptare për këtë arritje të madhe historike, shpreh njëkohësisht vullnetin e vendit tim për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona të lira”- thuhet ne njoftim.











