Berisha vlerëson Ristanin: Gati të takoj Ramën

Jul 2, 2012 | 13:40
Berisha gjate nje mbledhje te Grupit të PD

TIRANE- Duke i bëri thirrje kreut të opozitës për të mos u marrë me koka, por me ligjet, kreu i qeverisë, Sali Berisha vlerësoi maksimalisht figurën e kreut të KQZ-së, Arben Ristani, si personalitetin më të shquar dhe më të ekuilibruar të vendit.

Deklarata e kreut të qeverisë, Berisha u bë në mbledhjen e grupit parlamentarë të PD-së. Berisha tha se, nese marrim sulmet që Rama i ka bërë Ristanit i kalojnë ato që i ka bërë Lulzim Bashës, por sipas tij, nuk ishte Ristani që i bindi qytetarët e Tiranës, por ishte Lulzim Basha.

Kryeministri vlerësoi punën  e bërë deri tani nga komisioni i Reformës Zgjedhore, ndërsa ftoi opozitën që të mbyllet në kohë, dhe më pas të vlerësohet në Parlament.

“ E garantoj PS-në se tek ne ekziston vullneti i plotë për finalizimin e reformës në përputhje me rekomandimet e ODIHR në kohën më të afërt.”- tha kreu i Këshillit të Ministrave.

Berisha u shpreh i gatshëm të takojë kreun e opozitës, Edi Rama nëse do të ishte e nevojshme.

“S’mund t’i mashtrosh ata se përgjegjësinë e ka qeveria kur ti bllokon. Shqiptarët e kanë parë vullnetin e palëkundur të Berishës për të bërë kompromis. Ftoj ta dëshmojë edhe Rama këtë. Në politike nuk mund të jesh ultimativ. Edhe në luftë kërkohen mënyra amortizimesh. Po në një vend, në një shoqëri ultimatumet nuk duhet të ekzistojnë. Askush mos të mendojë se kërkon kapital politik nëpërmjet bllokimit.”- përfundoi Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura