‘Vendimi i Kolegjit, legjitim. Pres çertifikimin’

Jun 6, 2011 | 13:36

TIRANË- Vendim legjitim në respekt të qytetarëve dhe të të drejtës së votës e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali Berisha vendimin e Kolegjit Zgjedhor, që la në fuqi vendimin e KQZ për numërimin e votave në kutitë e gabuara.

Në mbledhjen e mesditës të grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se pret me padurim certifikimin përfundimtar nga institucionet e pavarura kushtetutese të vendit, pas të cilit do të nisë puna në bashkëpunim me qeverisjen vendore.

“Vendimi ishte legjitim e nuk mund të ishte tjetër, jo pse e them unë, po s’ka asgjë më legjitime se në kohën e duhur të numërosh votat e qytetarëve. Ka një filozofi të lirisë, e cila dikton numërimin e cdo vote, ku qëllimi është i shprehur qartë”- tha Berisha.

Sipas tij, qeveritë vendore janë të kushtëzuara kryekëput në projektin e tyre dhe ky vjen nga endrra e shqiptareve për një Shqipëri të zhvilluar.  “Me të zgjedhur vendorë do punojmë ngushtë e intensivisht në këtë projekt që është ëndrra e cdo shqiptarei, Shqipëria, vend i zhvilluar’- tha ai, duke numëruar punët që presin të përmirësohen, që nga infrastruktura, arsimi dhe shtimi në vlera I aseteve të panumërta.

© Panorama.al

Te lidhura