TIRANE- “Zhvillim te cdo zone dhe prani me investime ne cdo komune”. Kete porosi ka dhene sot gjate mbledhjes se Komitetit te Zhvillimit të Rajoneve, kreu i qeverise, Sali Berisha.
Gjate fjales se mbajtur ne mbledhje, Berisha theksoi se qeveria qe drejton eshte e vendosur ne vemendjen ndaj shperndarjes transparente te fondeve per zhvillimin e komunave, pa u lene e braktisur asnje zone.
Sipas tij, ne plan jane 124 projekte, për ujësjellës dhe kanalizime, 73 projekte për qendra shëndetësore, 75 projekte për shkolla në arsimin parashkollor dhe universitar, 128 projekte në ujitje dhe kullim, si edhe 21 projekte në fushën e kulturës.
Ai ka permenduar kohen kur lideri socialist ishte ne krye te bashkise, kohe kur Rama merrte tri here me shume fonde pikerisht nga qeveria qe ai drejton, pavaresisht menyres se si ai i menaxhonte fondet e akorduara.
© Panorama.al











