“Vargjet për Ramën, jo ato që botuan disa media”

Aug 25, 2011 | 14:21

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka sqaruar sot se vargjet e sugjeruara nga ai si përgjigje ndaj Edi Ramës nuk janë ato të botuara në disa të përditshme shqiptare.

Berisha, me anë të një letre drejtuar disa gazetave ka deklaruar se në to sot janë cituar vargje nga vepra e Arshi Pipës, të cilat, sipas tyre, janë pikërisht vargjet që ai i sugjeroi t’i lexonte dje zotit Rama dhe t’i pranonte ato si përgjigje ndaj letrës së tij të hapur të radhës.

“Me këtë letër dua t’ju garantoj se vargjet që ju citoni në gazetat tuaja nuk janë absolutisht asnjeri nga dy vargjet që unë përzgjodha dhe i sugjerova zotit Rama për t’i lexuar si përgjigjen time ndaj letrës së tij. I bindur se gazetarët në veprën e Pipës “Stalinizmi Shqiptar” do të përzgjidhnin sipas shijeve të tyre vargje të tjera nga ato që unë kisha ndërmend, dje iu luta atyre që ata të mos i lexonin dhe të mos ju referoheshin fare vargjeve të librit në fjalë”- thuhet në letrën e Berishës.

© Panorama.al

Te lidhura