Berisha: Toka falas për shkolla e spitale private

Aug 23, 2012 | 12:27

Gjatë një mbledhjeje qeverie

Kryeministri: Aplikim të ligjit amerikan për nxitjen e arsimit e shëndetësisë.

“Ata që s’duan pasuritë e shqiptarëve, pushojnë në kroçera”

Qeveria do të japë tokë falas për të gjithë investitorët që kërkojnë të ndërtojnë shkolla apo spitale në Shqipëri. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha ngarkoi ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Vangjel Tavo, që në bashkëpunim me dikastere të tjera të hartojnë nismën ligjore për të mundësuar toka publike ti ofrohet pa pagesë për sipërmarrësve që kërkojnë të investojnë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Kreu i qeverisë deklaroi se ligji “Tokë falas për shkollën” aplikohet në Amerikë dhe shumë vende të tjera, ndaj sipas tij është e domosdoshme që të zbatohet dhe në vendin tonë. Shefi i qeverisë kërkoi kontroll rigoroz mbi arsimin publik dhe privat, krahas nxitjes së investimeve në këtë sektor, duke propozuar aplikimin edhe në Shqipëri të një ligji amerikan për arsimin. “Është e domosdoshme të aplikojmë ligjin ‘tokë për shkollën’. Ky ligj ekziston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura