TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha i është drejtuar sot me një tjetër ftesë kryetarit të opozitës, Edi Rama për të votuar heqjen e imunitetit, në bazë të amendamenteve të PD përmes ndryshimeve kushtetuese. Apeli është bërë teksa Berisha fliste në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
“Maxhoranca nuk mund të bëhej pengesë për heqjen e imunitetit për shkak të një qëndrimi të mëparshëm që kishte deklaruar se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës. I bëj thirrje Ramës të votojmë amendamentet për heqjen e imunitetit që janë hartuar nga ekspertët më të mirë dhe sjellin risitë më të rëndësishme doktrinare të së drejtës kushtetuese. Ti votojmë sepse ky është interesi jetik i cdo qytetari dhe taksapaguesi shqiptar”- tha Berisha.











