
Kryeministri lë të hapur mundësinë e votimit në Parlament të ndryshimit të Kushtetutës para tetorit.
“Mbetet opsion nëse Kuvendi nuk voton heqjen e imunitetit”
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se nuk ka rëndësi çfarë rruge ndiqet për heqjen e imunitetit, i rëndësishëm sipas tij është ndryshimi i nenit të Kushtetutës në këtë pikë. Këtë deklaratë kreu i ekzekutivit e bëri gjatë një vizite zyrtare në Slloveni, ku u takua me homologun e tij, Janez Jansa. Qëndrimi i liderit të shumicës vjen pas deklaratave të fundit se pas dështimit të seancës së 6 gushtit, do t’i drejtohet popullit në referendum. Duke folur për këtë çështje, Berisha tha se teza e referendumit qëndron ende, por pasi të jenë mbyllur të gjitha rrugët parlamentare. “Ka 10 vjet që ne kemi kërkuar një gjë të tillë, kemi qenë në opozitë dhe në mënyrë të përsëritur e kërkojmë. Theksoj këtu se për mua nuk kanë rëndësi rrugët, rëndësi absolute ka heqja e imunitetit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











