
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar sot se Shqipëria do të vijojë kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në Afganistan. Ai duke shprehur ngushëllime për komandantin që ra në krye të detyrës Feti Vogli dhe shërim për nëtetatin Aleksandër Peci që ndodhet në gjendje të rëndë, ka theksuar vendosmërinë për vijimin e kontributin krah NATO-s.
Deklarata është bërë pas ngushëllimeve të bëra nga ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui, i cili ka shprehur keqardhjen për sa ndodhi një ditë më parë.
“Dua ta falenderoj ambasadorin Sekui për ngushëllimet që paraqiti për kapitenin që ra në kyre të detyrës. Kjo ngjarje e dhimbshme për vendin por ne mbetemi të vendosur të japin kontributin tonë në këtë vend, paqja dhe stabiliteti i të cilit është i rëndësishëm për botën dhe Evropën” ka theksuar Berisha.
Nderkohe Sekui ka shprehur keqeardhje per ngjarjen, duke kujtuar se ne vitet e tij te sherbimit ne Afganistan ka pasur mundesi te njihet me kurajen dhe forcen qe tregojne atje ushtaret ne ndihme te paqes dhe sigurise.
© Panorama.al











