Berisha, të rinjve: Bëni gjithçka për të mbrojtur lirinë

Feb 20, 2012 | 18:28

TIRANE- “Kombi që vuajti më shumë se çdo komb për liri, duhet të bëjë gjithçka për mbrojtjen konsolidimin e saj.” Kështu iu drejtua kryeministri, Sali Berisha të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në një aktivitet në Pallatin e Kongreseve në përkujtim të 20 shkurtit, ditë së rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“Në 21 vite, sot ne kemi një Shqipëri krejt tjetër, anëtare e NATO-s. Një Shqipëri që ka si projekt ëndërr, integrimin e saj në BE, shndërrimin e pasurive përrallore, në vlera për të ardhmen.  Një Shqipëri që së bashku me ju, kërkon të zëre vendin e saj në familjen e kombeve të qytetëruara. Unë kam besim të madh që sikundër deri sot, ëndrrat i kemi shndërruar në realitet, do të shndërrojmë ëndrrën tonë evropiane.”- iu drejtua kryeministri të rinjve.

Në fjalën e tij kryeministri vlerësoi maksimalisht të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për lirinë e shqiptarëve.

© Panorama.al

Te lidhura