TIRANE- Shtetesi shqiptare kundrejt investimit 100 mije euro ne vend, cdo te huaji qe mund te jete i interesuar.
Deklarata eshte bere nga kreu i qeverise, Sali Berisha gjate mbledhjes se sotme te kabinetit, ku ka theksuar se ligji duhet te rishikohet.
Sipas tij, ligji duhet të përfshijë dekretin për shtetësinë e miratuar në vitin 1994. Berisha ka thene se ligji do japë shtetësinë në përputhje që rrjedhin nga marrëveshja e heqjeve të vizave.
“Në cështjet më kryesore është ligji për shtetësinë. Ligji duhet të rishqyrtohet, duhet të përcaktojmë standarte të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjeja për heqjen e vizave. Shqipëria duhet të japë shtetësinë shqiptare të gjithë atyre shtetasve të huaj që investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj”,- tha Berisha.
© Panorama.al











