8 vjet pa taksa për investimet ne zonat malore

Jun 6, 2012 | 10:38

Kryeministri Sali Berisha tha sot se në themel të krizës qëndrojnë taksat progresive. Duke folur në konferencën ekonomike të Bankës Islamike për Zhvillim, Berisha sulmoi taksën progresive, kur tha se “ndonëse në Europë ra si sistem, taksa progresive u ruajt si relike e doktrinës marksiste.”

Sipas tij, kjo taksë kufizon investimet si dhe mundësinë e rritjes së vendeve të punës.

Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij vendosi taksën e sheshtë, me besimin më të madh se ky është interesi më i mirë i qytetarëve dhe biznesmenëve.

“Në këtë periudhë të vështirë ne nuk mendojmë si të rrisim taksat, por si ti ulim ato. Janë burokracitë që smurin bizneset, sharlatanizmat financiare që sollën këtë krizë, biznesi si i tillë, ekonomia reale përballet me faktorë të cilët nuk i krijoi  vetë, ia imponuan. Këtu e shohim ne edhe rrugën e përballimet të kësaj krize, që ka pllakosur rajonin dhe me gjere.”- tha kryeministri.

Kryeministri tha se qeveria ka pergatitur nje vendim qe parashikon eleminimin e taksave per nje periudhe 8- vje♪5are per te gjithe investioret e huaj qe do të investojnë në zonat malore të vendit.

Berisha falënderoi Bankën Islamike për Zhvillim për të gjitha investimet në vendin tonë.

Sipas kreut të qeverisë, këto 20 vite Banka Islamike për Zhvillim ka qenë për Shqipërinë një partner i shkëlqyer, e cili ka financuar me dhjetra projekte në të gjitha fushat dhe sektorët e rëndësishëm.

“Nga furnizimi me ujë tek trajtimi i ujrave, nga vaditjet tek rrugët dhe autostradat, nga shkollat tek qendrat shëndetësore, këto projekte shtrihen  në të gjithë vendin dhe janë shndërruar në një faktor të rëndësishëm të transformimeve që ka njohur Shqipërinë.”- tha ai.

Ndër të tjera, Berisha bëri edhe një prezantim të potencialeve të Shqipërisë, ndërsa theksoi se Shqipëria është një vend i pasur me ujë dhe minerale, si dhe është një Zvicër me det, e tëra për tu ndërtuar.

© Panorama.al

Te lidhura