Berisha sulmon ministrat e Ramës: Xhaçka shkel ligjin dhe mbrohet nga hajdutët, Ballukja zbraz digat dhe shet…

Jun 8, 2023 | 14:52
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se seanca në parlament lidhur me diskriminimin është një shaka bajate nga ana e mazhorancës, pasi kjo forcë politike shkel ligjin dhe Kushtetutën si një letër pa vlerë.

Berisha tha se pjesëtarët e kabinetit të qeverisë Edi Rama shkelin ligjin dhe vjedhin çdo ditë paratë e qytetarëve ndërsa në Kuvend zhvillohen seanca që sipas tij janë hipokrizi, ku citoi “Pse i bëni këto seanca me hiprokrizi, kur e dini që dilni më zi”.

Sakaq sulmoi dhe ministrat e kabinetit të qeverisë Rama, ku citoi “Olta Xhaçka që ka marrë investimin strategjik në shkelmim flagrant me ligjin, mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti. Sepse normat morale të tyre janë të hajdutëve, ligji dhe kushtetuta për ta nuk ekziston. Gjushi arrestohet për një tender, me meritë të plotë po ky Gjushi i Tiranës i cili mashtron dhe vjedh faturat e 1 milion  fidanëve çfarë fiton ky? Gjushi burgoset për një pallat, po ky i Tiranës që ka dhjetëra pallate kate mbi kate, kalon dhjetëra pallate. Po Ballukja që është hajdutja më e madhe bashkë me Ramën në fushën e energjisë, zbraz digat dhe shet energji me çmim tre, katër here më të lirë në bursë”.

Fjala e plote:

Të diskutosh për diskriminimin në këtë parlament është hipokrizi e madhe, është shaka bajate, pasi në rast se pranohet se kushtetuta dhe ligjet janë garancia e qytetarëve për barazi para  tyre, në Shqipëri, Kushtetuta është një letër pa vlerë, ligjet sipas kreut të këtij regjimi mafioz, janë kinezëri.

Natyrisht nuk mund të injorohet se në këtë piramidë diskriminimi, ata që e pësojnë më shumë se gjithë të tjerët janë pakicat dhe nuk mund të ndodhë ndryshe, sepse pabarazia para ligjit, dhunimi i kushtetutës, nxit të gjitha format e racizmave, nxit të gjitha format e diskriminimit.

Është e sigurtë se romët, egjiptianët dhe anëtarët e pakicave të tjera në shumë aspekte janë dhe qytetarët më të diskriminuar të Europës. Por thashë dhe njëherë, ky shtet është shteti mafioz i piramidës së diskriminimit. I trajtimit me 2-3 standarde të qytetarëve shqiptarë. Nëse i hedhim një sy luftës kundër korrupsionit, ajo është një shkallare turpi.  Edi Rama i cili firmos aferën prej 420 mln euro të djegësave, në fakt shumë më tepër se kaq, që e shet këtë aferë si në takime e stërtakime, si sukses të Shqipërisë, në fakt të xhepit të tij. Edi Rama që firmos në kundërshtim flagrant me ligjin e prokurimeve këtë aferë, që ua shet shqiptarëve si për garanci. Edi Rama që shpall për shkak të ndërmarrjes së tij, ndryshimin e strategjisë së vendit për plehrat, bën demagogun dhe hiqet sikur drejton luftën kundër korrupsionit, në një kohë kur ai është gjeneratori numër 1 i korrupsionit në Shqipëri. Në një kohë kur ai është arkitekti i sistemit të korrupsionit në këtë vend.

Ata nënpunës dhe ish-punonjës që janë në burg për shkelje të ligjit, sigurisht që e meritojnë dënimin, por shkalla e diskriminimit të tyre në raport me Edi Ramën është sa Everesti, është e jashtëzakonshme. Por kjo nuk është vetëm me Edi Ramën. Nëse një punonjëse dënohet se ka marrë 30 mijë euro për një tender dhe e meriton plotësisht dënimin, Olta Xhaçka që ka marrë investimin strategjik prej dhjetëra milionë eurosh në shkelmim flagrant të ligjit dhe kushtetutës mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti.

Mbrohet nga hajdutët e këtij parlamenti sepse normat morale të tyre janë normat e hajdutëve. Ligji dhe kushtetuta për këta nuk ekzistojnë. Ku nuk figurojnë emrat e këtyre ministrave në aferat e turpshme korruptive.

Gjushi arrestohet dhe burgoset për një tender, me meritë të plotë i arrestuar, për një pallat me meritë të plotë. Po ky Gjushi i Tiranës, i cili mashtron ka vjedhur faturat e 1 mln fidanëve, çfarë pëson ky. Çfarë flasim këtu për diskriminim.  Gjushi burgoset për një pallat, se janë shtuar disa kate dhe e meriton plotësish, por ky Gjushi i Tiranës që ka jo një por dhjetëra pallate kate mbi kate. Kalon pa hy ferra në këmbë. Gjushi, ky kriminel elektoral që meriton vetëm për atë, çdo dënim, dënohet për një tender se e ka shumëfishuar shumën.

Po Gjushi i Tiranës që u vjedh qytetarëve të Tiranës, për ndërmarrjen e tij dhe të Edi Ramës, në çdo ton plehra nga 11 euro që është në kontratë, 29 euro, u vjedh 18 euro. Ky shtron darka, dreka, pritje, përcjellje. Ky është vendi i diskriminimeve më të tmerrshme.  Punonjësja e shëndetësisë që mori 30 mijë euro ryshfet, meriton plotësisht dënimin. Por shefja e saj, që me vjedhjet në dhjetëra tendera është shkak madhor i 20 mijë jetëve të humbur nga vettingu.

A e dini ju se KLSH-ja prej muajsh e muajsh, i ka dorëzuar zonjës që nuk është këtu, edhe mirë bën që ikin, se kur më rrinë këtu mbrapa shpinës, nxijnë fare, prishin peizazhin.  Pra, e vërteta, ja mbyll Edi Rama, ja ka dorëzuar skapit, por skapin e programon Edi Rama, është aktakuzë më dirigjencë, me regji. KLSH-ja e ka gjetur zonjën abuzive më shkallën më ekstreme, por e mbron Edi Rama. Po Ballukja që është hajdutja më e madhe bashkë me Edi Ramënnë fushën e energjisë në Ballkan dhe Europë, që zbraz digat. Shet energji me çmim 3-4 herë më të lirë se në bursë.

A po flasim për diskriminimin, nëse këto nuk janë të vërteta, po. Por të gjitha janë të vërteta.

Ja pra këto janë, keni ndërtuar piramidën e diskriminimit në këtë vend, piramidë turpi. Në kërkim Gentjan Sharra. Gentjani tjetër këtu drejton grupin parlamentar. A nuk është ky një diskriminim i turpshëm. 54 bileta udhëtime me kapon e trafiqeve, Begon. A nuk është ky një diskriminim. Me dhjetëra gjykatës kanë dorëzuar mandatet se janë ulur e kanë pirë kafe me ndonjërin prej tyre. Pse i bëni këto seanca me kaq hipokrizi kur e dini se dilni më të zi se sa më nuk bëhet. Pse i fusni  në rend dite këto çështje, gjoja keni preokupim ju. Keni preokupim të madh diskriminimin në një kohë që keni ndërtuar piramidën më të zezë të diskriminimit në këtë vend.

Flisni pak, ku janë këto të tjerët, ku janë, një lloj dalin, njëlloj jeni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura