“Siguria ajrore, rritje besimi ndaj Shqipërisë”

May 14, 2012 | 12:03

TIRANE- Rritje te besimit ndaj vendin tone e ka quajtur kreu i qeverise, sigurine ajrore dhe shifrat ne rritje te fluturimeve, destinacioneve e numrit te shtuar te pasagjereve.

Duke folur ne ceremoninë per përfundimin e projektit të modernizimit të hapësirës ajrore shqiptare, ANTA, Berisha vleresoi treguesit pozitive qe jane arritur ne nje kohe te shkurter.

“Shqipëria vitet e fundit ka njohur zhvillime të mëdha por në rast se ne do ti ndajmë në fushën e besimit zhvilimet më të mëdha kanë ndodhur këtu në Rinas. Numri i pasagjerëve është rritur me 132 përqind në një hark kohor të shkurtër. Nuk ka asnjë më të sigurtë për rritjen e besimit ndaj Shqipërisë sesa ky tregues. Aeroporti dhe siguria e tij janë pasaporta e vendit por rritja e numrit të pasagjerëve është dëshmi e një dinamizmi të fuqishëm të ekonimisë dhe fuqisë së këtij vendi” tha gjate fjales se tij kreu i qeverise, Berisha.

 

© Panorama.al

Te lidhura