Berisha: Shtatore Zogut, Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës

Jun 29, 2012 | 13:01

TIRANE- Ne mbledhjen e sotme te Komitetit per 100 vjetorin e Pavaresise, kryeministri Sali Berisha kerkoi bahskepunim me vendoret per ndreqjen e gabimeve qe jane bere ne kohen e diktatorit Enver Hoxha.

Ai solli shmebullin e qendres se Lushnjes, për të rikthyer vlerat e Kongresit të Lushnjës, duke kerkuar mundesisht zevendesimin e monumentint me kallinjte e grurit vendosur sipas tij qellimisht.

“Në Lushnje, ai monumenti i kallirit të grurit, ska asnjë objeksion, pavarësisht se dhe gruri dhe punonjësit e tokës meritojnë nderimin më të madh. E vërteta është se ky monument u vendos tek qendra e qytetit të Lushnjes që të errësonte Kongresin e Lushnjës, ngjarje kjo që de fakto është shpallja e dytë e pavarësisë së Shqipërisë. De fakto është materializimi i kësaj Shqipërie që kemi sot. Gjer atëhere flamuri ishte shpallur, por përpjekjet për shtet ishin të jashtëzakonshme. Ai, bëri gjithcka që këtë ngjarje të madhe ta vinte në harresën e historisë dhe vuri në sheshin e këtij qyteti monumentin e kallinjve të gurrit, në një moment kur kongresi u vu aty si një akt i trimërisë”- tha Berisha.

Sipas tij, edhe me Ismail Qemalin eshte vepruar po qellimisht duke i nderruar diten e lindjes. “Iu ndërrua dhe ditëlindja Ismail Qemalit nga 16 tetor iu degdis ditëlinjda në një muaj tjetër u bë gjithcka tja hiqte meritat për pavarësinë e shtetit”.

Berisha njoftoi se mbledhja e sotme do te percaktoje vendet e vendosjes se shtatoreve të 3 figurave të njohura, Ahmet Zogut, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtinës në Tiranë.
“Do miratojmë sot dhe vendosjen e shtatores së Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës dhe Ismail Qemalit. Natyrisht me bashkinë e Tiranë s’janë bërë diskutimet për vendet e tyre ndaj të bëhen dhe të gjenden”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura