R
ritja e madhe e numrit të turistëve gjatë këtij sezoni dëshmon gjithnjë e më shumë se Shqipëria po bëhet magjia e turizmit. Kështu u shpreh kreyministri, Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ku solli disa të dhëna lidhur me turistët që kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar- gusht.
“Kam kënaqësi të informoj qytetarët shqiptarë se nga 1 janari e deri më 8 gusht shtetas të huaj në Shqipëri kanë hyrë rreth 412 mijë (411 927) më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”- tha kryeministri.
Sipas tij, ata që parashikuan dhe përcaktuan Shqipërinë si destinacionin e parë të planetit, apo “Miss Turizmi” ata ishin profet, duke shtuar se rritja e këtyre 6 muajve justifikon profecinë e atyre që shpallen Shqipërinë e “Bukura e Dheut”
Kryeminsitri nuk la pa përmendur edhe mangësitë duke u ndalur tek plehrat si problemi më shqetësues.
Berisha theksoi se Shqipëria duhet të dalë patjetër nga kultura e të hedhurit plehrat kudo përveç në shtëpi dhe lokal, ose ndryshe sipas tij, do të dëmtojmë rëndë një nga burimet kryesore të të ardhurave dhe imazhit të vendit.
© Panorama.al











