Berisha ‘refuzon’ Aleancën Kuq e Zi

Feb 28, 2012 | 18:56

Kryeministri Berisha refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me deklarimet e fundit të kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, se PD shumë shpejt do të kthehet në një “partiçkë”.

Kryeministri u mjaftua me një të përsëritur frazën “faqezi”.

Pak ditë më parë, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, iu drejtua nga Durrësi Kryeministrit Berisha, duke deklaruar se shumë shpejt PD-ja do të mbetet në minorancë. Gjatë një takimi me mbështetës të kësaj lëvizjeje, Spahiu u shpreh se shumë shpejt Berisha do të shohë se një milion shqiptarë do t’i bashkohesh AK-së, ndërsa Partia Demokratike do të mbetet një “partiçkë”.

© Panorama.al

Te lidhura