Berisha, raportuesve të KiE:Gati për bashkëpunim

Jul 1, 2011 | 14:53

Kryeministri, Sali Berisha konfirmoi sot angazhimin e qeverisë së tij për bashkëpunim me opozitën. Berisha priti në një takim bashkëraportuesit e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës,  Senatorin çek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav Grigore Petrencotë, cilët ndodhen në Shqipëri me një mision faktmbledhës, lidhur me situatën politke në Shqipëri.

Ai tha se mbetet i hapur për të bashkëpunuar në mënyrë tërësisht të hapur e transparente me opozitën, për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2013, por dhe reforma te tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar  dhe bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës .

Sipas zyrës së kryeministrit, dy përfaqësuesit e KiE-së kanë vlerësuar një sërë arritjesh të rëndësishme në fushën e infrastrukturës ligjore dhe asaj teknike që mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ndër këto arritje, senatori çek Jirsa veçoi regjistrin elektronik qëndror të shtetasve, prej të cilit del më vonë edhe lista e votuesve, duke theksuar se si rezultat i realizimit të këtij projekti të rëndësishëm, Shqipëria përfitoi edhe heqjen e vizave për qytetarët e saj, çka senatori çek e cilësoi si një arritje madhështore për vendin.

Dy përfaqësuesit e BE-së kanë zhvilluar sot një seri takimesh.

© Panorama.al

Te lidhura