Berisha, Ramës: Publicist i dështuar, lexo Pipën

Aug 24, 2011 | 12:07

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha i pergjigjet akuzave te liderit te opozites, Edi Rama, duke e cilesuar ate pktor e publicist te deshtuar dhe i rekomandon te lexoje Arshi Pipen.

“Z. Rama i cili ka lënë politikën dhe është rikthyer në origjinën e tij ka njohur dy dështime në jetën e tij. Piktura dhe publicistika, në këtë të fundit, ai është kthyer në publicistikën e mjerimit. Dje sulmonte pse unë kisha bërë fjalë pardje për rënien e Tripolit në një kohë ku ai thoshte se nuk kishte rënë. Në fakt përvec Saifit (djali i Gadaf) tjetër njëri në botë nuk doli të thotë që nuk ka rënë Tripoli”- ka thene Berisha.

Deklarata eshte bere sot ne mbledhjen e qeverise, ne te cilen Berisha përshëndeti edhe njehere opozitën në Libi dhe shprehu gatishmërinë për operacione humanitare.

Reagimi i Berishes vjen pas editorialit te Rames, qe e akuzon kryeministrin te ngjashem me Gadafin.

Sipas Berishes, shqetësimi i Ramës ishte se ai e quajti renien e Tripolit një fitore. “Unë e quaj fitore, dhe një fitore të madhe shumë. 42 vjet nën regjim shtypje të egër dhe sot në Libi luftohet për liri. Për ne shqiptarët jashtë atyre që e kanë pas në kurriz askush më shumë nuk e ndjen diktaturën pasi diktatori Hoxha është në distancë diktatori më i egër, më mizori pas luftës së dytë botërore prandaj edhe u shpall Hitleri i dytë pas luftës së dytë botërorë. Lidhur me pjesën tjetër të editorialit unë i sugjeroj rivalit apo publicitit Rama të lexojë veprën e Arshi Pipës. Në atë pjesën ku ka vargjet për Enver Hoxhën”- ka thene Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura