TIRANE- Kreu i qeverise, njeheresh kreu i PD-se ka deklaruar sot ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se koalicioni vendosi që sot të votojë në unanimitet të plotë Artan Hoxhën, që si drejtues i një instituti të studimeve bashkëkohore ka kontribute madhore në reformat ekonomike gjatë 12 viteve të fundit.
“Sot ne do të votojmë për zotin Artan Hoxha, në procesin më të rëndësishëm të vendit, midis dy zgjedhjeve të përgjithshme dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën”, tha Berisha, duke theksuar se për këtë zgjedhje respektohet edhe pakti i 2009 i nënshkruar me LSI-në.
Berisha ka akuzuar kreun e socialisteve, per mungese sinqeriteti ne kete proces shume te rendesishem.
“Më parë kalon detin me këmbë sesa nxjerr person konsensual me te, pas gjithë debatesh më kthen te metoda. Ne shkuam si kërkoi ai, kërkoi tre kater emra. Ja ku janë, mbrëmë më kaloi te modalitetet. Është i pasinqertë, ka mungesë sinqeriteti kur vjen problemi për të diskutuar për persona. Erdhi te kjo kandidaturë, jo tha se ky ka bërë avokatinë e qeverisë”- tha Berisha.
Sipas tij, ne të gjithë këtë periudhë nga data 26 maj deri mbrëmë janë bërë të gjitha përpjekjet që në frymën dhe gërmen e Kushtetutës të arrihet në një mirëkuptim dhe zbatim të saj. Pikërisht në respekt të këtij procesi u vendos që të përzgjidhet kandidatura të cilat opozita t’i votonte.
Por, sipas Berishes, e vërteta është që me gjithë përpjekjet e shumices ishte e pamundur që të bindje Ramën të pranonte ndonjë kandidaturë.
Duke vleresuar kandidaturen e perzgjedhur per kreun e ri te shtetit, Berisha ka theksuar se ai nderon shumicën që e voton dhe beson se do jetë shërbëtor i denjë i qytetarëve të vendit të tij.
Berisha: Rama, mungese sinqeriteti
Berisha theksoi se Rama eshte i pasinqerte me deklaratat e tij per Presidentin.
“Ai tha se z. Artan Hoxha është i oborrit të qeverisë. Po dhe ti ke qënë i oborrit, ca do thuash për këtë. Së dyti, ai vuan nga misoginia, në greqisht do të thotë, urrejtje e grave. Po të vijë puna tek personat, ju siguroj më parë kalon detin në këmbë sesa të nxjerrë një kandidat me të (Ramën). Mbrëmë më thoshte të kthehemi tek modalitetet. Në fakt të na thoshte, pse s’na pyete më parë për Zaganjorin, por më tha, nuk e bëre si duhet pse se prure më parë. Ne e kuptojmë. Kërkoi 3-4 emra dhe do përzgjedhim. Shkuam sic kërkoi ai, jua them me sinqeritet, mirë zotëri, ja ku janë. Jo thoshte sot duhet të diskutojmë modalitete. Ja pra ai është i pasinqertë. Hyri edhe z. Nano në lojë dhe e burgosi më tej për të mos nxjerr kandidatura. Ne bëmë të qartë qëndrimin tonë ndaj z. Nano. Unë kisha kërkuar që ne të kishim kandidatin tonë dhe ai të vetin. Por këtë se pranonte kurrë. Tre orë përpjekje për të arritur një marrëveshje, qe e pamundur. Përveç Zaganjorit është ofruar edhe një kandidat tjetër, i cili ishte universalisht i pranueshëm konsensual. Nuk e pranoi!”











