TIRANË- Një pjesë të mirë të fjalës së tij, kreu i PD-së, ia ka kushtuar asaj që e ka quajtur politika bllokuese e kundërshtarit të tij, Rama. “Asgjë nuk do mund të mbizotërojë mbi ligjin dhe kushtetutën e këtij vendi. Rama që ka dhunti të projektojë disfatë pas disfate për veten e tij ka dhunti që të dështojë në cdo nismë që merr saqë shpesh me thonë se ti je rehat, komfort me një kundërshtar si ky. Nuk është e vërtetë, se kundërshtari nuk duhet kështu, kundërshtari duhet për garë alternative, alternativa nga të cilat edhe merr, po nuk more paguan faturën, ky është rregulli, ai i ka thjeshtuar gjërat, nis cdo betejë për të humbur, unë e garantoj se do të jem shumë luajal ndaj ligjeve, vlerave dhe kushtetutës së vendit”- tha ai.
Berisha ka garantuar se PD ka moto kryesore reformën, frymëzim dhe projekt kryesor integrimin e vendit në BE. “Natyrisht ne nuk mund të udhëheqim opozitën, asgjë nuk mund të bindim zotin Rama që zgjedhësit e tij kanë votuar për të dhe deputetët e tij, jo për të bllokuar pushtetin për bllokim por votim, por Rama ndihet më i sukseshëm kur bllokon se voton”- tha më tej ai.











