Berisha: PS po bllokon reformën zgjedhore.
Pranojmë rekomandimet e ODIHR-it

May 14, 2012 | 15:25
Kryeministri Berisha në mbledhjen e Grupit të PD

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opoziten se po tenton bllokimin e reformes zgjedhore, ndersa ka theksuar se maxhoranca i qendron rekomandimeve te ODIHR-it, edhe per ceshtjen e numerimit te votave.

“ODIHR do siguri maksimale në zgjedhje, kërkon mos aplikimin e metodave të përjashtimit, cdo masë që mund ta thotë mendja se është e dobishme nuk duhet të synojë derë të mbyllur, përjashtim zgjedhësish. Rekomandohet që të kryhet studim i zbatueshmërisë para se të futet kjo në përdorim. Ne pranojmë ODIHR-in se jemi zotuar të pranojmë rekomandimin për zgjidhjen e problematikës për zgjedhje”- tha Berisha gjate fjales se tij para deputeteve ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se.

Sipas tij, mazhoranca i pranoi të gjitha rekomandimet e opozitës, por ODIHR është gardian i zgjedhjeve dhe ai rekomandon gjëra në përputhje me standardet.

“Bashkëpunimi katërmujor bllokohet pasi opozita kërkon që Ombudsmani të propozojë kryetarin e KQZ-së. Unë dua t’i them zotit Rama që zgjedhjet dhe ligjet janë çështje besimi, sepse opozita që në fillim filloi militarizimin e procesit zgjedhor. Përcaktoi nenet deri në 8 vjet burg. E pranuam tani si t`ia bëjmë fobisë së komisionerëve. Ne bëmë një lëshim duke bërë të mundur që Avokatin e Popullit ta propozojë opozita. Rama thotë që kandidatura e kryetarit të KQZ-së duhet të propozohet nga Avokati i Popullit, që e nxorri me një konkurs në Partinë Socialiste. Kjo është qesharake”, tha Berisha.

Sipas tij, Avokati i Popullit është zgjedhur për të garantuar të drejtat e qytetarëve.

© Panorama.al

Te lidhura