Berisha: Protestat nuk ndalën investimet e huaja

Aug 3, 2011 | 11:53

“Shqipërisë i besojnë, Shqipëria besohet” Kështu u shpreh kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë, ndërsa iu referua raportit të UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin) mbi investimet e huaja direkte, ku Shqipëria për vitin 2010 llogariste 1 miliardë dollarë, me paraqitjen më të mirë në rajon.

“Imagjinoni se çfarë ndikimi negativ kanë patur prtotestat në Tiranë. Çfarë ndrojtje kanë sjelle, por megjithatë ajo që është themelore është se ato nuk kanë arritur të humbin besimin e investitorëve tëk Shqipëria.”- tha Berisha.

Ndryshe nga kreu i shkuar i Bashkisë së Tiranës, që kërkonte që çdo gjë ta kishte për vete, sipas kryeministrit Berisha, kreu i ri i bashkisë, Lulzim Basha kësaj situate do t’i japë fund.

“Krei i ri i bashkisë dhe stafi kanë të gjithë vullnetin për të shndërruar Bashkinë e Tiranës në një lokomotivë të shpejtë të thithjes së investimeve të huaja”- u shpreh ai.

Rritja e investimeve të huaja direkte, për kryeministrin përbën një arritje shumë të madhe në përpjekjet e shqiptarëve për të realizuar projektin e tyre më të madh, “Shqipëria vend i zhvilluar.”

“4 mld investime të huaja, në 6 vite janë qindra mijëra vende pune të reja. Shqipëria është i vetmi vend që në këtë krizë ka shënuar rënie të papunësisë.”- tha kryeminsitri.

Kreu i ekzekutivit tha se këto investime janë rritur si pasojë e krijimit të klimës miqësore me biznesin nga kjo qeverisje, ndërsa theksoi se qeveria e tij do të bëjë çdo gjë për të marrë 2 miliard investime në vit.

© Panorama.al

Te lidhura