Berisha: Kandidatura, cilësi të larta për arritje konsensusi

May 30, 2012 | 18:56

TIRANE-Kandidature me cilesi shume te larta per arritjen e konsensusit e ka vleresuar kryeministri Sali Berisha, te propozuarin e maxhorances per president te ri te vendit.

Gjate nje takimi me Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth, Berisha theksoi se procesi do te vijoje ne frymen e kushtetutes.

“Mazhoranca ka propozuar kandidaturë me cilësi shumë të larta për arritjen e konsensusit dhe siguroi se procesi do të vazhdojë drejt përmbushjes së qëllimit kushtetues, në përputhje të plotë me frymën dhe germën e Kushtetutës”- tha ai.

Gjate takimit zhvilluar sot ne kryeministri, Berisha e vlerësoi bashkëpunimin dypalësh me Hungarine si të shkëlqyer në të gjitha fushat dhe vuri theksin te nevoja për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe të investimeve.

Duke kujtuar se integrimi eshte prioriteti kryesor, Berisha siguroi angazhimin e qeverise ne permbylljen e gjithe reformave te nevojshme per te.

Nemeth, nga ana e tij  siguroi se Hungaria është mbështetëse e palëkundur e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe se Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e saj, në këtë drejtim.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura