Berisha: Presidenti? Flas pas samitit të Çikagos

May 9, 2012 | 11:45

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha tha sot gjatë mbledhjes së qeverisë se nuk ka ndërmend të dalë nga axhenda e deklaruar, dhe se me çështjen e presidentit të ri do të merret pasi të kthehet nga Samiti i Çikagos.

Shkurtimisht, ai tha se ethet presidenciale kanë përfshirë dhe gazetarët.

“Ethet kanë zbritur dhe në nivele analistësh, gazetarës, po unë i përshëndes, nuk ka ëndërr më të bukur se ëndrra presidenciale në politikë.”- tha kryeministri.

Samiti i Çikagos do të mbahet në datat 20 dhe 21 maj.

© Panorama.al

Te lidhura