Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, ku foli për ministrat e rinj të qeverisë Rama 4.
Berisha u ndal te ministri i Financave, Petrit Malaj. Ai tha se emërimi i tij në këtë ministri përbën kërcënim për financat e shqiptarëve.
“Mirëpo keni parasysh ju, ai post është dhuratë totale e Edi Ramës, Lubi Ballukut.
Dhe përbën nivelin më kërcënues për financat shqiptare, po të kemi parasysh se në mënyra të përsëritura, ministra socialistë, kanë refuzuar firmat e urdhrave të paligjshëm të Edi Ramës, dhe jo njëherë, dhe kanë zbatuar ligjin. Emërimi i këtij skllavi në atë detyrë përbën kërcënim madhor për financat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh kryedemokrati.
Sali Berisha: Po të shihni të ardhurat e deklaruara të këtij klani, janë qesharake. Pra, po lexoja dje se kandidatëve për akademinë e rendit, u kërkohej një vërtetim nga Skapi i partisë, ata e dinë sepse, për të parë integritetin e tyre.
Kurse për t’u bërë ministër, Rama dhe Lubia të bëjnë në funksion të pagesave që u bën, të shërbimeve që u kryen.
Kur një ministër Financash mashtron për të paktën 7 vite, nuk deklaron rrogën e tj si drejtor ekzekutiv, por paraqitet si profesionist i lirë.
Kur lidhjet e tij me famëziun Gjoleka dhe bandat përreth tij, janë shumë komprometuese.
Mendoj se Petrit Malaj është me mashtrimin që ka bërë, në deklarimin e pasurive, me konfliktin e plotë të interesit, atë post e ka marrë në mënyrën më obskure.
Mirëpo keni parasysh ju, ai post është dhuratë totale e Edi Ramës, Lubi Ballukut.
Dhe përbën nivelin më kërcënues për financat shqiptare, po të kemi parasysh se në mënyra të përsëritura, ministra socialistë, kanë refuzuar firmat e urdhrave të paligjshëm të Edi Ramës, dhe jo njëherë, dhe kanë zbatuar ligjin.
Emërimi i këtij skllavi në atë detyrë përbën kërcënim madhor për financat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
© Panorama.al












