Berisha përshëndet raportin. Fton opozitën të përmbushin rekomandimet

Aug 15, 2011 | 19:18

Menjëherë pas publikimi të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet lokale të 8 majit, kryeministri Sali Berisha mbajti një konferencë për shtyp nga kryeministria. Ai e e përshëndeti raportin duke e quajtur objektiv dhe frymëzues pë zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri shprehi gadishmërine tij për të përmbushur të gjitha rekomandimet që jep raporti.

“Rekomandimi i parë mbetet ai i vitit 2009, vullneti I forcave politike për të zbatuar Kodin dhe për tu angazhuar për një proces të lirë dhe të ndërshëm”- tha Berisha.

Duke falenderuar të gjithë ekipin e OSBE/ODIHR për punën e bërë, Berisha ftoi opozitën dhe të gjitha forcat poltike, që të bashkohen dhe pa humbur kohë të marrin dhe të trajtojnë 1 e nga 1 të gjitha rekomandimet, siç i quajti ai “të çmuara” të këtij raporti.

 

© Panorama.al

Te lidhura