Berisha pas 11 muajsh në Kuvend, deputeti i PS: E humbe shansin Sali! Rikthimi, konfirmim i dështimit tuaj politik

Dec 3, 2024 | 11:03
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist, Eduart Shalsi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë rikthimi i Sali Berishës në Kuvend, është “konfirmim i dështimit të tij politik”.

Shalsi tha se koha e Berishës ka perënduar njëherë e mirë.

“Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që pas disfatës lapidartë 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte udhën dikujt prej jush, që në fakt e bëri për Lulin që siç e bëri ashtu edhe e zhbëri.

Unë e di shumë mirë se çmendon shumica prej jush për Sali Berishë. Sali Berisha mbetet një rudiment politik, ndaj ky i ashtuquajturi rikthim është konfirmim i dështimit të tij politik.

E humbe shansin Sali! Ta kuptoj dhe sikletin e madh të moshës tënde të ballafaqohesh me disa të vërteta që as i kishte menduar.

Është interesante dhe e di fort mirë se jeni të zgjuar për ta kuptuar se koha e Salit ka perënduar njëherë e mirë!”, tha Shalsi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura