“PS do bllokim. Rama s’më vë dot kufirin te thana’

Feb 23, 2012 | 11:45

TIRANE- Kreu i qeverise Sali Berisha i eshte pergjigjur akuzave te liderit socialist Edi Rama per mungese vullneti nga ana e maxhorances per realizimin e reformave, duke theksuar se eshte opozita ajo qe po tenton me cdo kusht te bllokoje.

Berisha ka deklaruar se me propozimet per Rregulloren Rama kerkon t’i mbylle gojen me reduktim te fjales dhe minutave, por kjo eshte shkelje e Kushtetutes se vendit. Sipas tij, nuk mund te barazohet ai si kryeminister me kreun e minorances. Me te tilla propozime, Berisha tha se Rama kerkon t’i vere kufirin te thana, por kjo nuk mund te ndodhe.

“E falenderoj Ramën që nuk kandidoi si deputet, ngaqë nuk vjen dot në parlament si deputet kërkon të më vendosë kufiron tek thana. Ne kemi pranuar cdo propozim por nuk mund të prekim parimet themelore”- tha Berisha.

Me tej, ai akuzoi opoziten per tentativa te qarta bllokimi per reformat, prishje marreveshjes qe i firmose vete, statusin e me tej integrimin e vendit ne BE.

“Nese opozita nuk do nuk eshte detyre e maxhorances as ta nanurise, as ta kape perdore, por ta respektoje si force politike sovrane. Mos mendoni se njerezit e thjeshte qe na ndjekin do mund te na mashtroni kaq lehte. U ulet per reformen, firmoset per parlament evropian, kerkoni t’i prisni, te ndryshoni Kushtetuten, gjithsej dy mblehdje keni bere ju, se nuk vini as ne mbledhje, por ne nuk u denocojme, u themi si te doni”- tha Berisha.

Sipas tij, opozita i ka te kota presionet dhe ultimatumet ndaj maxhorances, pasi ajo nuk i njeh keto menyra.

‘Nese doni jemi te gatshem, mos mendoni se e votuat kodin per ne. Kjo eshte qesharake, ju e beni per ata qe kane votuar per ju, per ne, harrojeni, ne nuk ua duam kurre”- tha Berisha.

Ruci: Keni tmerr nga vota e fshehte dhe ndryshimet

Me shume debate per te marre fjalen, ka reaguar pas tij, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Ruci.

Ai ka kujtuar se ne kohen qe Berisha ka qene ne opozite, per 8 vite, maxhoranca e atehershme e ka lejuar te flase si e sa here te doje, pa u shqetesuar nga koha qe merrte.

Sipas Rucit, opozita sot nuk kërkon kufizimin e kohës së kryeministrit, por vetem qe ai te mos jete zeri i vetem i Kuvendit.

“Kërkesa jonë është që kryeministri të mos jetë zëri i vetëm i Parlamentit, që opozita t’i përgjigjet kryeministrit. Në cilin parlament të botës bëhet kjo që doni ju? Ju keni tmerr, prandaj nuk bëni ndryshime në Kodin Elektoral, keni frikë të dënoni komisionerët që janë në KQZ e që manipulojnë zgjedhjet”,- tha Ruci, duke akuzuar maxhorances se ka frike nga vota e fshehte, pasi me vote te hapur ka ne gjendje situaten dhe bashke me te edhe ndeshkimin per ate qe ka kunder.

Reforma Zgjedhore, Patozi: Jo tekave të Ramës

Me heret, ka qene kreu i grupit te PD-se, Astrit Patozi, qe komentoi deklaratat e kryesocialistit Rama, të bëra dje për Reformën Zgjedhore.

Sipas Patozit, deklarata te tilla shenojne nisjen e nje bojkoti tjeter nga ana e opozites.

“Në një proces ku si mazhoranca dhe opozita janë në paritet të plotë, secila nga palët kanë të drejta të plota. PD i qendron marrëveshjes së nëntorit, por nuk mund të pranojmë tekat e Ramës”, tha Patozi.

Nderkohe pas tij, kreu i grupit parlamentar te PS-se, ka reaguar duke thene se kerkesat per reforme zgjedhore me standarde, nuk jane teka te opozites, por jane rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

© Panorama.al

Te lidhura