TIRANE- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sot opozitës që të mbajë zotimin e bërë që të marrë pjesë në parlament për të votuar ligjet që janë pjesë e paketës së 12 rekomandimeve të Komisionit Europian.
Duke iu referuar një seminari të zhvilluar më 28 dhe 29 mars të këtij viti në Komisionin Europian, ku ka marrë pjesë edhe Komisioni i Integrimit të parlamentit shqiptarë, kreu i qeverisë tha se, “kryetarja e Komisonit të Integrimit u zotua se forca e saj politike do të votonte në parlament ligjet që janë pjesë e paketës së 12 pikave. Uroj dhe shpresoj që opozita ti përgjigjet këtij detyrimi, dhe të heqë dorë nga praktikat e bllokimit”
Komentet, kryeministri Berisha i bëri gjatë fjales se tij ne Komitetin e Integrimit ku u diskutua plan veprimi për zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, i cili javën e ardhshme do të shkojë për prezantim në Bruksel.
Prioritet tha Berisha, mbetet konsolidimi 1 për 1 i kërkesave të udhërrëfyesit në tërësinë e tyre.
Zgjedhjet e 8 majit
Zgjedhjet e 8 majit, kryeministri Sali Berisha i ka vlerësuar si transparente, kompetitive dhe si zgjedhje që nderuan garën. Ai i bëri thirrje opozitës që të heqë dorë nga praktikat e bllokimit, dhe të përmbushë detyrimin e vet, duke treguar se bllokimi por votimi është alternativa që duan qytetarët shqiptarë.
Sipas Berishës, ky proces zgjedhor ka patur kundërshtitë më të pakta në të gjithë historinë e vendit.
Tirana tha ai, ka patur një rezultat të ngushtë, dëshmi e madhe e shtetit ligjor.
“Midis zgjidhjes politike, dhe shtetit ligjor, ne zgjodhëm atë të shtëtit ligjor. Zgjedhjet më shumë se çdo gjë tjetër janë funksionim i shtetit ligjor”- tha ai.
Duke iu referuar vendimi të Kolegjit Zgjedhor, kreu qeverisë theksoi se, “gjykatësit shqiptarë njëlloj si gjykatësit amerikan apo britanik, në zbatim të Kushtetutës së tyre, deklaruan se nuk mund të përjashtohet nga numërimi asnjë votë”
Liberalizimi i vizave
Kryeministri vlerësoi gjithashtu sjelljen e qytetarëve shqiptarë pas liberalizimit të vizave, duke e quajtur këtë një zhvillim pozitiv, dëshmi e qëndrimit të përgjegjshëm të qytetarëve ndaj një vendimi iluminist, që qytetarët e vendeve tona të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.
“ Është e domosdoshme që këtë provë, këtë sukses të bëjmë gjithçka që ta konsolidojmë më tej”- tha Berisha.
© Panorama.al











