Berisha: One stop shop për lejet në Tiranë

Aug 19, 2011 | 9:34

Procedurat për marrjen e një lejeje ndërtimi në kryeqytet do të kthehen plotësisht në dixhitale. Kreu i qeverisë, Sali Berisha,  deklaroi dje se përmes zbatimit të formulës “one stop shop”, e cila funksionoi siç duhet për licencat dhe lejet e tjera në vend, edhe procedura e lejeve të ndërtimit në Tiranë do të evitojë burokracinë e tepërt. Në këtë pikë, kreu i qeverisë nuk harroi të përmendte edhe faktin që deri dje Tirana është renditur e 173-ta në botë sa i përket burokracisë për lejet e ndërtimit. “Jam shumë i inkurajuar nga fakti që Bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë e One stop shop për lejet e ndërtimit. Shndërrimi i burokracisë sonë në procedura dixhitale është rruga më e sigurt, për të garantuar transparencë maksimale”, tha Berisha. Krijimi i një one stop shop për lejet e ndërtimit është mbështetur nga Kryeministri, me faktin që në bazë do të jetë transparenca për procedurat, duke sjellë në vëmendje kështu edhe dixhitalizimin e procedurave për tenderat, koncesionet, privatizimet, zgjedhjet.

© Panorama.al

Te lidhura