Kryeministri Sali Berisha gjate vizitës zyrtare që po zhvillon në Slloveni u prit në një takim të veçantë nga Presidenti slloven Danilo Turk.
Sipas njoftimit te kryeministrise, Turk shprehu kënaqësinë që Shqipëria kryeson Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës.
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin shumë pozitiv të Sllovenisë në Ballkan në veçanti në mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.
Ai i uroi presidentit slloven Danilo Turk 20 vjetorin e pavarësisë së vendit duke vlerësuar shembullin e shkëlqyer të Sllovenisë në konsolidimin e demokracisë e tregut të lirë pas shkëputjes nga ish federata jugosllave dhe pavarësimit të saj.
“Në takim u diskutua mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës dhe kontributin që vendi ynë mund të ofrojë në këtë drejtim në shumë aspekte, një ndër të cilat është bashkëpunimi rajonal apo afrimi i pranverës arabe me Këshillin e Europës dhe ndihma që mund tu jepet këtyre vendeve nga përvoja e këtij të fundit”- thuhet ne njoftim.
Ata kane diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit në vend dhe përpjekjet e vazhdueshme për ecjen përpara me shpejtësi me reformat për anëtarësimin në BE.
© Panorama.al











