Berisha në SHBA, merr pjesë në Samitin e Çikagos

May 19, 2012 | 13:02

Kryeministri Berisha është nisur sot për në Çikago (SHBA), ku do të marrë pjesë në Samitin e 25-të të  Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), i cili do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj, në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive.

Siç njofton zyra e shtypit e kryeministrisë, delegacioni shqiptar  kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje të tij janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes,  Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në ditën e parë të punimeve,kryeministri Berisha do të marrë pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Gjatë këtij sesioni do të përkujtohen ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës gjatë operacioneve të Aleancës.

Në sesionet në vijim, Kryeministri Berisha bashkë me liderët e tjerë të vendeve anëtare të Aleancës do të marrë pjesë në punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të Aleancës.

© Panorama.al

Te lidhura