Berisha në Korçë: Situata u përballua me sukses

Feb 18, 2012 | 10:51

KORÇE- Kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në qarkun e Korçës, nga ku ka vlerësuar punën e bërë në këtë qark për përballimin me sukses të emergjencës nga reshjet e dëborës. I shoqëruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, në një takim me shtabin e Emergjencave Civile atje, kreu i qeverisë tha se qarku i Korçës ka qenë model për mënyrën se si e ka përballuar situatën.

Që prej vitit 1985 nuk kemi regjistrua një dimë kaq të ashpër, tha kryeministri, ndërsa shtoi se qeveria ka bërë maksimalisht në drejtim të shpëtimit të jetëve të njerëzve dhe shpërndarjen e ndihmave në ushqime dhe medikamente.

“Ka patur një mobilizim total për të shpëtuar jetë njerëzish. Janë evakuuar dhjetra qytetarë në nevojë. Janë shpërndarë ndihma ushqimore dhe medikamente”- tha kreu i qeverisë.

Ai ftoi edhe komunitetin që të angazhohet, me qëllim përballimin me sa më shumë sukses të situatës së krijuar.

Berisha kërkoi që me fondin e akorduar për emergjencat të hapen rrugët rurale, ndërsa për akset kombëtare, ai tha se do ta bëjë qeveria.

© Panorama.al

Te lidhura