FIER- Kryeministri Sali Berisha inauguroi sot përfundimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Qafë e Koshovicës – Cakran një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 298 milion leke, gjatësi 15 km dhe gjerësi 6 m. Gjate fjales se mbajtur me kete rast, Berisha deklaroi se qeveria do te fokusohet tek dy prioritetet e saj, infrastruktura rrugore dhe bujqesia.
Rruga e inauguruar sot fillon në Qafën e Koshovicës dhe përshkon komunat Portez dhe Cakran, përfitues janë mbi 20 mijë banorë. Sipas Berishes, në vazhdim, do të ndërtohet rruga nga hyrja e Fierit – Qafë e Koshovicës, qe do te lehtesoje transportin e banoreve dhe produkteve bujqësore e blegtorale si dhe i jep inpakt zhvillimit të krejt zonës.
Berisha ka kujtuar se në 5 vite në rrethin e Fierit janë realizuar mbi 400 milion euro investime. “Janë ndërtuar 260 km rrugë nga te cilat 180 km rrugë lokale dhe 80 km rrugë nacionale ku përfshihen 47 km autostrade. Janë ndërtuar 27 ujësjellësa e kanalizime, 38 shkolla dhe 24 qendra shëndetësore. Në sistemin e Energjisë Elektrike dhe Hidrokarbureve janë investuar 250 milion euro”- tha ai.
© Panorama.al











