Berisha në Bruksel, merr pjesë në Samitin e PPE

Jun 23, 2011 | 10:54
Berisha gjate nje takimi te PPE-se

Kryeministri, Sali Berisha është sot në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane. Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës europiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe ai i Parlamentit Europian Jerzy Buzek. Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, zoti Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Europian, njofton zyra pwr shtyp e kryeministrisë.

 

Në deklaratë thuhet se. kryeministri Berisha do të marrë pjesë edhe në sesionin akademik që do të mbahet me rastin e celebrimit të 35 vjetorit të themelimit të Partive Popullore Europiane, si dhe të 20 vjetorit të drejtimit të PPE-së nga Presidenti Wilfried Martens, ku do të marrin pjesë kyetare qeverish të PPE-ve dhe liderë të partive të djathta.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë dhe në punimet e Forumit të Crans Montanës për Azerbajxhanin, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në hapje të punimeve të këtij forum, ku do të takojë edhe Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

 

© Panorama.al

Te lidhura