TIRANE- Mbeshtetje te plote ekselencave shqiptare, shtrirje e projektit edhe ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e diaspore dhe pune per kthimin e eksperteve.
Deklarata eshte bere sot nga kryeministri Sali Berisha gjate mbledhjes se qeverise, nga ku theksoi se qeveria shqiptare eshte e nagazhuar ne kete projekt shume te rendesishem qe ka te beje me trurin, arsimin e per pasoje me te ardhmen e vendit.
“Do të vlerësojmë kthimin dhe sistemimin në vend të ekspertëve dhe specialistëve më të mirë shqiptarë kudo që ata ndodhen”- tha Berisha, duke keshilluar Ministrin e Arsmit te marre masa per mbeshtetje te plote te ketij programi.
“Ekselencat do kenë mundësi të kërkojnë shkollimin e tyre më të mirë. Ky program është Iinjë rëndësie cilësore shumë të madhe, ai është parashikuar për të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe shqiptarët kudo që janë. Ndaj dhe është e domosdoshme që të promovohet programi në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diaspore me kushte e kërkesa të njëjta. Ne do bëjmë cdo gjë të mbështesim cdo ekselencë shqiptare, në mënyrë që vendi të ketë softin e merituar”- tha ai, duke shtuar qe mendja e kualifikuar shqiptare te jete sa shqiptare aq dhe globale.
Berisha ka vleresuar pozitivisht faktin qe sot në administratë dhe shërbimin civil janë mbi 20% të punonjësve të shkolluar në universitet me të mira.
Sipas tij, programi i ekselencës duhet të plotësohet në të gjithë kuadrin ligjor, mos të konceptohet thjesht një gur dhe mbështetje financiare, por te filloje permiresimi.
© Panorama.al











