Berisha: Masa për pastrimin e çative, kujdes orteqet

Feb 13, 2012 | 13:58

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë apel strukturave vendore të bashkëpunojnë ngushtësisht me banorët e zonave të bllokuara për të shmangur rrezikun e shembjes së cative por shkak të ngarkesës nga bora.

Në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së, që nisi me një minutë heshjte për viktimën Isa Qarri dhe ato të tragjedisë në Kosovë, Berisha theksoi gatishmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka në përballimin e situatës.

“Mesazhi im për të gjithë banorët është të konsiderojnë përparësi absolute pastrimin e cative nga bora. Thirrja për vendorët, të ndihmojnë familjet që e kanë të pamundur për shkak të moshës, sëmundjes, apo rrethanave të tjera t’ua pastrojnë catitë. Të bëjnë gjithçka për të nxjerrë jashtë rrezikut lagjet që kërcënohen nga orteqet”- tha Berisha.

Ai ka këshilluar qytetarët të shmangin cdo lloj ekspozimi të panevojshëm, apo rrugëtimi të panevojshëm në borë, duke shtuar se intensiteti i reshjeve ka sjellë bllokimin e shumë rrigëve që më parë ishin të kalueshme.

© Panorama.al

Te lidhura