TIRANË- E ardhmja europiane e Shqiperise dhe situata me e fundit politike ne vend kane qene ne qendre te takimit mes kryeministrit Berisha dhe Ministrit për Evropën e Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington.
Kryeministri duke nënvizuar përmirësimet e infrastrukturës zgjedhore në dy vitet e fundit i konsideori zgjedhjet e 8 majit si zgjedhjet më të mira dhe transparente të zhvilluara gjer më sot. Ai u shpreh i vendosur për garantimin e barazisë së votës dhe numërimit të drejtë të cdo vote të hedhur nga qytetarët shqiptarë.
Ndërkohë, Lidington pasi mbështeti plotësisht parimin që cdo votë duhet numëruar, theksoi se në përfundim të procesit zgjedhor palët duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese, institucionale dhe politike në Parlament dhe organet e tjera të zgjedhura.
Në mënyrë të vecantë ai theksoi se roli i vërtetë opozitës është në institucione dhe jo në rrugë. Ai vlerësoi se bashkëpunimi me vullnet të mire brenda institucioneve, në plotësimin e detyrimeve në kuadrin e integrimit evropian është garanci për një integrim të suksesshëm të Shqipërisë në BE.
Ministri Lidington e siguroi kryeministrin se Mbretëria e Bashkuar është një mbështetëse kryesore dhe e fuqishme e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perendimor dhe në mënyrë të vecantë e antarsimit të Shqipërisë në BE.
Ai theksoi se plotësimi i kritereve të vendosura nga Komisioni Evropian e bëjnë procesin e antarsimit të besueshëm dhe solid.
© Panorama.al











