TIRANE- Kreu i qeverise, duke iu pergjigjur interesit te medias per zevendesimin e kreut te SHISH, ka deklaruar se ai ka pasur dy arsye kryesore.
“Fillimisht unë mendoj se në këtë vend nuk mund të ketë më shumë se dy mandate, duhet vetëm një mandat. Kjo do ishte e mjaftueshme për mua, për ta shkarkuar.
Së dyti, 21 janari ishte një nga ngjarjet më tragjike në historinë e këtij kombi. Ishte një nga skenarët më ogurzi, i cili filloi me fjali puçiste. Kishte fjali puçiste të vitit 1924. U montua një video, ku u implikua kryeministri. Dhe, pavarësisht se televizioni ku u montua video me Ramën, u mohua implikimi im, Rama vazhdonte të thoshte po. Flitej për viktima dhe kufoma. Për të gjitha këto, burime nga më të shumta, përfshi agjenci të huaja, informuan qeverinë, se data 21 janar do të jetë një përpjekje shumë e rëndë për dhunë dhe përdorim të forcës. Institucioni i vetëm, që me ligj varet nga kryeministri i vendit, Shërbimi Informativ, nuk dha qoftë dhe një gërmë informacion. Ju garantoj se kjo, me atë që ndodhi, do të ishte një motiv për ta shkarkuar shefin e SHISH, cilido qoftë ai. E bëri apo jo me qëllim, kjo është çështje e tij.
Se çfarë e vendosi atë në heshtje totale të paimagjinueshme, ky është një motiv që mund të sqarohet. Meqënëse në bindjen timë më të thellë, mund të them se tek pull Edi Rama nuk do të guxonte kurrë të ndërrmerte atë që ndërmori, pa mbështetjen e Topit të tij. Ai ishte burimi i atij akti që ndodhi atë ditë. Ishte një fat i madh që Shqipëria ishte anëtar i NATO-s. Por, ai do hetohet në mënyrën më absolute. Ata që organizuan përpjekjet për përmbysjen e shtetit me dhunë, do hetohen. Hetimi do të jetë i plotë, pasi katër qytetarë kanë humbur jetën. Shpirtrat e tyre kërkojnë drejtësi. Kush i solli aty? Ajo është një çështje që duhet hetuar”- tha Berisha.
© Panorama.al











