TIRANE- Shtrirje te metejshme te internetit, ne kuader te projektit “Shqiperia dixhitale”, ulje te cmimeve ne favor te perdoruesve dhe shkurtim shpenzimesh ne administrate permes zevendesimit te puneve burokratike me kabinete dixhitale.
Deklarata eshte bere nga kreu i qeverise, Sali Berisha ne mbledhjen e sotme te kabinetit, ne te cilen ai e ka quajtur moshen dixhitale faktor kyc në rritjen e ekonomike të vendit.
Sipas tij, “cmimet kanë një rënie të ndjeshme, kanë rënie edhe çmimet e sms, por jo aty ku duhet”, ndaj do te shihen serish.
“Autoriteti po shqyrton praktikat për të vendosur normat e pranueshme të tarifimit të tyre. Po kështu, pritet që gjatë muajve të ardhshëm të ketë rënie dramatike të çmimit të internetit”, tha kryeministri.
Berisha ka theksuar se licensa e parë e teknologjisë 3G ka qenë e suksesshme, ndersa ka shtuar se po punohet per t`i hapur rrugë teknologjive më të avancuara që ekzistojnë në këtë fushë.
© Panorama.al











