Berisha inauguron landfilldin e Bushatit

Jul 21, 2011 | 10:05
Berisha, dje duke inauguruar landfilldin

SHKODER- Kryeministri Berisha përuroi dje landfilldin e Bushatit, i shoqëruar nga Ministri i Transporteve, Olldashi, ai i Mjedisit Mediu, si dhe pushtetarët vendorë. “Ne nuk jemi një vend i varfër, ata që mendojnë ashtu, janë të varfër në kokat e tyre. Duhet që t’u krijojmë të gjitha mundësitë vizitorëve të shumtë që të shohin një Shqipëri të pastër. Ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ketë një infrastrukturë moderne dhe kemi investuar, por pa pastërtinë e shtëpisë sonë çdo investim nuk ka efekt. Ne do bëjmë çdo gjë që të mbajmë pastër çdo rrugë, rrugicë dhe çdo pjesë të territorit tonë. Prandaj e përgëzoj Këshillin e komunës Bushat për vendimin që ka marrë në mënyrën e menaxhimit të landfilldit”, u shpreh Berisha. Ai përshëndeti administrimin privat që do t’i bëhet këtij impianti të parë të ndërtuar në vendin tonë, i cili njëkohësisht është i vetmi i ndërtuar konform të gjithë parametrave dhe legjislacionit të vendeve të BE për mbrojtjen e mjedisit. Në ceremoninë e inaugurimit të Landfillit  të Bushatit merrte pjesë edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, Caroll Muller Holtkemper, si dhe përfaqësues të Kompanisë Becker Albania, e cila do bëjë menaxhimin e kësaj vepre. Ndërtimi i Landfillit të Bushatit u bë falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare, KFW-së Gjermane dhe me asistencë të Bankës Botërore. Në këtë Landfilld sapo ka filluar depozitimi i mbetjeve urbane të Shkodrës, Vau i Dejës, Bushatit, Dajçit dhe disa njësive të qeverisjes vendore të zonës së Lezhës. Në bazë të të dhënave që ka projekti, kapaciteti depozitues i mbeturinave në këtë Landfilld parashikohet të jetë 1 milion m3 dhe do të ketë koston e rreth 4.5 milionë eurove. r.d

© Panorama.al

Te lidhura