Berisha: I vetmi vend me rritje. Rama në Twitter: Po kostoja e jetesës?

Feb 7, 2012 | 11:17

Berisha e patozi ne mbledhjen e grupit te PD

Kreu i PS replikon në distancë me Kryeministrin

Kryeministri Berisha tha dje gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së se ekonomia shqiptare ka njohur rritje gjatë krizës. “Ekonomia shqiptare, në raport me atë globale, është një ekonomi e vogël, por një ekonomi e cila në mënyrën më të shkëlqyer ia doli t’i rezistojë krizës gjatë këtyre viteve. Në katër vitet e fundit, të marra së bashku, ka pasur 18 për qind rritje ekonomike dhe kjo është e certifikuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare”. Në Shqipëri rrogat janë rritur në katër vitet e fundit si në asnjë vend tjetër. Kjo ekonomi ka bërë që Shqipëria në vitet 2006-2010 të rrisë investimet e huaja me 316 për qind, ka bërë që në 3 vitet e fundit të ketë një mesatare prej 1 miliard dollarësh investime të huaja direkte”, u shpreh Berisha. Kreu i PS-së, përmes Twitter i cilësoi tallëse deklaratat e Berishës. “Me rroga e pensione që rriten një herë kur çmimet rriten dhjetë e njëzet herë, s’quhet sukses, po rrënim ekonomik!”, shprehet Rama, ndërsa deklaratën e Berishës që Shqipëria ka ekonominë më të suksesshme në botë, e cilëson “avaz tallës”: Vazhdon avazi tallës i ekonomisë më të fortë në botë! Por s’ka përgjigje për pyetjen: A është ulur a rritur kostoja e jetesës së familjeve?”, shprehet Rama në Twitter.

© Panorama.al

Te lidhura