Berisha, homazhe për ambasadoren Fialkova

Aug 25, 2011 | 15:13

TIRANE- Kryeministri Berisha i shprehu sot, ngushëllimet ambasadës së Republikës së Çekisë në Shqipëri, për ndarjen nga jeta një ditë më parë të ambasadores Marketa Fialkova.

Pas homazheve në ambasadën çeke, në nderim të ambasadores Fialkova, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e zonjës Fialkova në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njëherësh dhimbjen për ndarjen nga jeta të saj.

“Ambasadorja Fialkova u nda nga jeta duke shkaktuar një dhimbje të thellë, një pikëllim të madh për mua, qeverinë e mbarë shqiptarët. Marketa Fialkova, me dashurinë e përkushtimin e saj për Shqipërinë e shqiptarët dha një ndihmesë shumë të çmuar në marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin miqësor midis dy kombeve e vendeve tona”- tha Berisha.

 

© Panorama.al

Te lidhura